13 maj 2015 –Ish-mësuesi që ngacmonte seksualisht një prej nxënëseve të shkollës, ka përfunduar në prangat e policisë.
Efektivët e Tiranës kanë arrestuar ish-mësuesin e një shkolle në Vlorë, shtetasin Kozma Buzo.
71-vjeçari, banues në zonën e “Kodrës së Priftit” në kryeqytet, u arrestua pasi prej disa kohësh përpiqej dhe ka tentuar të kryente veprime të turpshme me vajzën 11-vjeçare.
Ai e ndiqte të miturën gjatë gjithë rrugës që ajo bënte nga shkolla për në shtëpi, madje edhe ajo kur merrte autobusin.
Denoncimi u bë mbrëmjen e djeshme nga babai dhe nga vajza në praninë e një psikologu.
/S.L. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/