CËRRIK- Arrestohet Elton Gega, ish-nëndrejtori i një filiali banke në qytetin e Cërrikut.
Burime policore bëjnë me dije se Gega akuzohet për shpërdorim detyre, vjedhje dhe mashtrim.
Nga hetimet paraprake mësohet se ish-nëndrejtori falsifikonte dokumente me qëllim të marrjes së kredisë në emër të personave të ndryshëm.
Predenti ka ndodhur në vitin 2008, ku Elton Gega, mbante postin e nëndrejtorit në një filial banke në qytetin e Cërrkut. Nis procedimi penal.





