VLORE, 7 maj 2013- Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 37-vjeçare, pasi ka marrë prej dy studentëve para në këmbim të kalimit në provim.
Ngjarja ka ndodhur në Vlorë, ku Monika Shehu u ka marrë dy studentëve nga Fieri në universitetin "Ismail Qemali" shumën prej 200 mijë lekë me premtimin se do ti kalonte në provime.
"Arrestimi i i kësaj shtetaseje u krye pasi u ka marrë dy shtetasve nga Fieri, studentë të Universitetit të Vlorës "Ismail Qemali" shumën prej 200.000 lekë me premtimin se do ti kalonte në provime", thotë policia.





