Arrestohet një 31-vjeçar në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë.
Pas shkëmbimit në kohë reale të informacioneve me Interpol Tiranën, efektivët e Tiranës organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Befasia”. Në Unazë të Re, në ambientet e një lokali, u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar: E. P., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata e Milanos ka lëshuar urdhrin e arrestit ndërkombëtar duke caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Grup kriminal” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, për të cilat maksimumi i dënimit është 30 vite.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijon veprimet për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.





