TIRANE, 3 prill 2013– Një pedagog i Fakulteti të Inxhinierisë në Universitetin e Tiranës  u arrestua sot paradite për korrupsion.

Burime të policisë thanë se, pedagogu Edmond Isufi është arrestuar sipas një vendimi gjykate pasi akuzohet për korrupsion pasiv.

Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar pedagogu Eduard Isufi 65 vjeç i cili dyshohet se i ka marrë rryshfet një student në këmbim të një note kaluese për lëndë e tij.

Ndërkohë pritet që policia e kryeqytetit të japë më shumë informacione në orët në vijim për arrestimin e pedagogut.