21 korrik 2015 – Pas skandalit të mësuesit që abuzonte seksualisht me nxënësen e tij në fshatin Zharnec, një tjetër rast pedofilie është zbuluar nga policia në Lushnjë.
66-vjeçarit të identifikuar si Selman Çarçiu, iu vunë prangat pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale më të mitur.
Nga të dhënat paraprake mësohet se, Çarçiu ka kryer marrëdhënie seksuale në banesën e tij në një periudhë prej 3 muajsh me një të mitur.
Për zbardhjen e plotë të ngjarjes, uniformat blu po vijojnë hetimet.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/