ITALI – Antidroga italiane ka prangosur 13 anëtarë të një grupi italo-shqiptar që dyshohet se në harkun kohor të viteve të fundit ka shpërndarë rreth 15 kg kokainë, me një vlerë monetare që kap shifrën 800 mijë euro. Policia e Montorios bën të ditur emrat e 13 të ndaluarve mes të cilëve spikasin emrat e tre shqiptarëve dhe një femre.
Pas hekurave të burgut kanë përfunduar shqiptarët: Artan Kurti 35 vjeç, Martin Troka, 24 vjeç dhe Edmond Buzi, 30 vjeç.
Hetimet e antidrogës italiane janë drejtuar nga prokurori David Mancini. Një pjesë e shtetasve italianë që kanë përfunduar në pranga ishin persona me precedentë penalë. Të gjithë të ndaluarit dyshohet se e ushtronin këtë aktivitet që nga viti 2008.





