SARAJEVE, 26 prill 2013 – Mediat boshnjake raportojnë se policia e këtij vendit ka prangosur presidentin e Bosnje-Hercegovinës, Zhivko Budimir. Po sipas të njëjtave burime kreu i shtetit është arrestuar nën akuzën e mitmarrjes.

Sipas grupit hetimor ekzistojnë dyshime se Zhivko Budimir ka përvetësuar para në këmbim të faljes së personave të arrestuar.

Arrestimi i Budimir  mësohet se është bërë nga pjesëtarët e Agjencisë Shtetërore për Hetime e Mbrojtje (SIPA). Atij i janë vënë prangat në zyrën e tij, ndërkohë që forcat e SIPA-s po bastisin disa ambiente në Presidencën e Bosnje Hercegovinës në kryeqytet.

/m.b. Agjencia e lajmeve "Dyrrah"/