Policia e Durrësit njoftoi arrestimin në flagrancë të 31-vjeçarit Riza Koçiu, banues në Durrës.
Ai akuzohet se, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjke ndaj bashkëshortes së tij, shtetases M.K. 29 vjeçe e më pas ka thyer xhamin e derës së dyqanit të shtetases A.M. 40 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ”Dhunë në familje” dhe ”Shkatërrimi i pronës”.