Itali, 5 gusht 2014 – Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi u kap me 6 kilogram kokainë të fshehur në çantën e kompjuterit.
Arrestimi është bërë i mundur vetëm pak metra larg një postblloku policie në komunën e Montesacros, ku i riu shqiptar ka tentuar ta kalojë i qetë, sikur brenda në valixhen e kompjuterit personal, kishte vërtet një kompjuter.
Shqiptari 25-vjeçar, me precedent të mëparshem penale, emri i të cilit nuk është bërë i ditur nga policia italiane, eshte rezident ne Ankona.
Kur i është kërkuar nga policia që t’i nënshtrohej një kontrolli, i riu shqiptar është arratisur ndërsa menjëherë pas tij janë vënë në ndjekje disa makina policie. Ai është vënë nën pranga pas disa minutash.
Pas kontrollit në çantën e kompjuterit, policia ka zbuluar plot 6.2 kg kokainë e pastër, e paketuar.
Nëse kjo sasi, 6.2 kg kokaine, do të hidhej në treg, ajo do të kushtonte 750 mijë euro.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





