ITALI, 04 mars 2013 – Një i ri shqiptar u ndalua nga policia italiane, i akuzuar për përdhunimin e ish të dashurës së tij, 24 vjeçare.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Faenza pranë Ravenas, në Itali, ku 21 vjeçari shqiptar sipas dëshmisë së gruas, shkoi në banesën e saj i armatosur me pistoletë duke e detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale, nën kërcënimin e armës.
Policia bëri arrestimin e shqiptarit identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ndërsa gjatë kontrollit në banesë u gjet edhe arma, pistoletë tip Zastava e modifikuar.
E dhunuara deklaroi në polici se lidhja mes tyre ishte ndërprerë pas rreth 1 vit që ishin bashkë dhe që nga ajo kohë 21-vjeçari i telefononte pafundësisht duke i kërkuar që të ktheheshin sërish bashkë. Kërkesat e vazhdueshme kishin nisur nga muaji dhjetor, por vajza e kishte refuzuar gjithnjë.
24 vjeçarja nuk ka dashur ta denoncojë rastin, por pasi është paraqitur në urgjencë, policia është njoftuar për çfarë i kishte ndodhur dhe ka vënë në pranga të riun.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





