LUSHNJE, 10 qershor 2013 – Policia e Lushnjes ka arrestuar sot specialisten e zyrës së ndihmës ekonomike, 59-vjeçaren Oksana Liko, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Mësohet se kësaj të fundit i janë sekuestruar në zyrën e saj 185 karta identiteti të personave që trajtoheshin me ndihmë ekonomike.
Kontrolli i policisë ka ardhur pas denoncimit se specialistja iu kishte bllokuar atyre kartat e identitetit që prej datës 6 maj, me qëllim për t’i verifikuar.
Hetimet e policisë për këtë ngjarje vijojnë.





