Një 19-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Durrësit, pasi u kap me 14 gramë kanabis sativa.
Arrestimi në flagrancë i shtetasit Enkliev Bardho, banues në Durrës u bë i mundur në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga specialistët e Seksionit për Narkotikët.
Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, u gjetën dhe u sekuestruan rreth 14 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kanabis sativa dhe dy telefona celularë.
Burime nga policia bëjnë me dije se Bardho është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër pronës.





