Arrestohet një 31-vjeçar nga qyteti i Durrësit, pasi u kap në shtëpi me heroinë.

Saimir Hoxha, u arrestua në flagrancë nga Specialistët e Seksionit për Narkotikët, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjet dhe iu sekuestrua rreth 50 gramë e llojit heroinë, njoftoi policia.

Hoxha akuzohet për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.