Një 28-vjeçar në Elbasan është arrestuar pas një konflikti me stafin mjekësor të urgjencës së spitalit.

Policia vuri në pranga shtetasin D.K., banues në Elbasan.

"Ky shtetas ka shkuar në Spitalin  e Elbasanit për ndihmë mjekësore dhe është konfliktuar me stafin mjekësor", informon policia.

Pas marrjes së njoftimit menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, por gjatë shoqërimit ky shtetas ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Rendit.

Materiale hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".