Tre vëllezër janë arrestuar në qytetin e Lushnjes, pasi kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tyre.
Në pranga kanë rënë: Astrit Koroveshi 42 vjeç, Pëllumb Koroveshi 53 vjeç dhe Ilmi Koroveshi 49 vjeç, të tre banues në lagjen “Kongresi”.
Sipas burimeve të policisë, mësohet se arrestimi i tyre u bë pasi për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj motrës, 60-vjeçares me inicialet F.S., banuese në lagjen “Xhevdet Nepravishta”.





