TEPELENE – Policia e Tepelenës ka vënë sot në pranga autorët e grabitjes me maska të autobusit në Tepelenë, të cilët nën kërcënimin e armëve u grabitën 18 pasagjerëve rreth 300 mijë lekë. 

Policia sqaron se autorët e ngjarjes janë dy vëllezërit Babuç Ruçi 31 vjeç dhe Melsen Ruçi 24- vjeç, nga fshati Mamaj i Tepelenës. Policia sqaron se këta persona kanë grabitur më parë edhe një magazinë, ndërsa mësohet se policia i kishte skeduar si persona që kryenin grabitje. 31-vjecari Ruçi është dënuar edhe në Greqi, për trafik të lëndëve narkotike. 

Pas kontrollit në shtëpinë e tyre, policia ka gjetur një arsenal armësh dhe lëndë narkotike. 

Sipas dëshmitarëve të autobuzit, këta persona me maska të bardha në kokë i kanë bërë shenjë drejtuesit të mjetit, Sokol Berxhaj që të ndalojë. Fillimisht kanë qëlluar në ajër dhe më pas në drejtim të autobusit.

Si pasojë e thyerjes së njërit prej xhamave të autobusit ka mbetur i plagosur lehtë pasagjeri Vasil Jani.