20 maj 2015 – Policia e Firences në rrugë operative ishte informuar për mbërritjen e një ngarkese me heroinë nga Zvicra. Policët ndaluan në postbllok në autostradë afër Firences një makinë të drejtuar nga 48-vjeçari Antoni Rellini, sipërmarrës ndërtimi dhe një pasagjere, pensionistja 63-vjeçare Antonia Bandile, e cila mbante në prehër një qenush.

Të dy ishin tipik korrierë droge, që nuk bien në sy dhe nuk tërheqin dyshimet e policisë. Në bagazhin e makinës u gjetën 18 pako me heroinë me peshë totale 9 kg. Dy korrierëve iu sekuestruan edhe rreth 5 000 franga zvicerane.

Policia ndaloi në postbllok edhe një makinë të dytë, e cila udhëtonte rreth 30-35 km pas makinës së korrierëve. Në të u arrestuan dy shqiptarë të moshave 34 dhe 43 vjeç. Ata kishin për detyrë të mbikëqyrnin dy korrierët italianë, nëse trafiku shkonte në rregull apo jo.

/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/