Policia e Durrësit njofton se janë vënë në pranga 3 shtetas dhe proceduar penalisht 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit A. G., 29 vjeç, banues në Shijak dhe D. K., 29 vjeç, banues në Fllakë, Durrës, si dhe proceduan penalisht shtetasin S. B., 22 vjeç, banues në Shijak.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e servisit në pronësi të shtetasit A. G., në fshatin Xhavzotaj, Durrës, kanë gjetur një sasi lënde narkotike cannabis sativa dhe një grirëse lëndësh narkotike.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit D. K. i kanë gjetur doza me lëndë narkotike të dyshuar të llojit kokainë, ndërsa shtetasit S. B., një sasi të vogël lënde narkotike të dyshuar narkotike cannabis sativa. 

….

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar arrestuan shtetasin turk:

F. G., 41 vjeç, pasi në PKK, Port Durrës, pasi ka tentuar të kalojë kufirin me dokumente çeke të dyshuara të falsifikuara.

Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.