Itali, 26 qershor 2014 –  Karabinierët e Ravenës kontrolluan në mesnatë një furgon të parkuar pranë një shtëpie fshati të braktisur.

Në furgon u gjetën pajisje të ndryshme bujqësore të vjedhura si psh një mini traktor tip Dorado 100.

Për vjedhje në bashkëpunim u arrestuan 4 të rinj shqiptarë: Blerim Dragosti i datëlindjes 1989, Margil Dedej, i datëlindjes 1988, Gentian Muca, i datëlindjes 1984 dhe Mariglen Balliku, i datëlindjes 1988.

Të katër të arrestuarit nuk kanë precedentë të mëparshëm penalë.

/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/