FIRENCE – Pesë shtetas shqiptarë dhe një grek janë arrestuar në Firence të Italisë, pasi në automjetin e tyre është gjetur një sasi lënde narkotike.

Agjensia e lajmeve Noa.al raporton se policia italiane ka arrestuar katër meshkuj dhe dy femra për trafiikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit që është ushtruar në njërin prej automjeteve me të cilin udhëtonin shqiptarët dhe shtetasi grek janë gjetur 65 kg marijuanë, e ndarë në 300 pako.

Gjithashtu policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme parfumi në sediljen e pasme të makinës, e cila shërbente për të eleminuar dyshimet për prezencën e drogës.

Pas arrestimit të të gjashtë shtetasve, karabinierët kanë nisur hetimet për të zbuluar se nga vinte droga si dhe destinacionin e saj.