ELBASAN, 24 mars 2013 – Shfrytëzonin adoleshente për të kryer marrëdhënie seksuale me të moshuar, arrestohen tutorët. Policia e Elbasanit bën të ditur se ka prangosur 7 nga anëtarët e një grupi kriminal, të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni.
Operacioni policor “ Zogjtë e natës” vuri pas hekurave shtetasit Fabio Ullorja, Sokol Gulia, Vasil Nosi, Artur Gula, K. Rrapollari, Nikolla Kallajxhiu dhe Miglen Toska
Policia bën të ditur se, “anëtarët e këtij grupi përdornin vajza adoleshente 15-16 vjeçare për t’ua ofruar të moshuarve me pagesë”. Përveç 7 të ndaluarve janë shpallur në kërkim 2 persona të tjerë, mbi të cilët rëndon e njëjta akuzë.
Gjatë kontrollit në banesat e të arrestuarve policia gjeti dhe sekuestroi armë automatike si dhe fishekë. Veç akuzës për shfrytëzim prostitucioni, personat në banesat e të cilëve u gjetën armët e zjarrit, do të akuzohen edhe për veprën penale “armëmbajtje pa leje”.
/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/





