ITALI, 11 prill 2013 – Policia italiane ka arrestuar dy të dyshuar për vrasjen e Alessandro Polizzi dhe plagosjen e të fejuarës së tij Julia Tosti. Në pranga kanë përfunduar ish i fejuari i vajzës së re dhe babai i këtij të fundit. Duket se i riu Valerio Menenti, ish i fejuari i Julias, ka qenë personi që ka kërkuar ekzekutimin e dy të dashuruarve, ndërkohë i ati i tij Riccardo është autori i vrasjes së Polizzit dhe plagosjes së Julia Tostit.

Riccardo Menenti, 54 vjeç, ka shkuar rreth 2 javë më parë në shtëpinë e dy të dashuruarve dhe i ka qëlluar ndërsa ishin duke fjetur. Menjëherë sapo mori vesh lajmin Julia Tosti është shprehur përmes avokatit të saj se tashmë që urdhëruesi dhe ekzekutori i të fejuarit të saj janë ndaluar mendimi i saj i vetëm është për Alessandron dhe dashurinë e tyre të prerë në mes.

/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/