Itali, 28 shtator 2014 – Bledar Haxhiu, 24 vjec dhe Ermal Haxhiu, 28 vjec dy vëllezër banues në qytezën e Albissola Marinës, Provinca e Savonës u arrestuan nga policia këtë të shtunë 28 shtator.
Ata u kapën të plagosur, në shtëpinë e një emigranti shqiptar në Savona, ku ishin strehuar pasi ishin përleshur më dy pronarët e Bar Cucciolo-s në qendrën historike të Savonës. Dy vë llezërit jo vetëm, që nuk kishin paguar për pijet e konsumuara, por ishin rrahur me pronarët e barit, të cilë t donin t’i nxirrnin jashtë lokalit Bledarin dhe Ermalin.
Dy muratorët shqiptarë akuzohen për prishje të qetësie publike, zhvatje dhe plagosje të lehtë me dashje.
Gje.Tha. /Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





