KORCE,11 tetor 2013 –Në sajë të një operacioni të koduar "Kirurgu", policia e Korçës ka mundur të vërë në pranga dy mjekë, nën akuzën e korrupsionit.Të arrestuar janë mjekët Nikolla Nunka, 59 vjeç me detyrë kirurg pranë spitalit civil në Korçë dhe Ismail Gani Uzuni, 61 vjeç, me detyre mjek reanimator pranë spitalit civil në Pogradec. Dy mjekët janë arrestuar në flagrancë, pas një hetimi prej rreth 2 muajsh të kryer nga strukturat e policisë, ku të dy së bashku mjekët kryenin ndërhyrje kirurgjikale të pacientëve kundrejt shumave të ndryshme.Materialet procedurale në ngarkim të tyre i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme organit të Prokurorisë për veprën penale të Korrupsionit pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike të kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 259 e 25 të Kodit Penal.