16 janar 2015 – Dy avokatë italianë nga qyteza e Tolentinos (Provinca e Maceratës) dhe nga Civitanova në dhjetor 2011 dhe prill 2012 ranë pre e dy vjedhjeve të kryer nga dy shqiptarë. Avokatëve iu vodhën një celular IPhone, një unazë martese burrash, një kapëse floriri, dy vathë të arta, një kryq floriri, dy unaza grash floriri dhe pak pare kesh.
Policia arriti t’i identifikojë dy hajdutët shqiptarë, sepse ata i shitën arturinat te një dyqan argjendari, që blinte flori të përdorur. Tashmë Marsel Mati, 24 vjeç dhe Fabio Iljazi, 26 vjeç do t'u duhet të përballen me drejtësinë në Gjykatën e Maceratës.
/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/





