Dy persona janë arrestuar nga policia, pasi janë kapur në flagrancë në lagjen nr.3 duke vjedhur magazinën e shtetasit L.M.
Nga burimet zyrtare mësohet se në pranga kanë rënë shtetasit A.Q. 18 vjeç dhe F.K. 19 vjeç, të dy banues në Sarandë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tyre për veprën penale "Vjedhje e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë".





