Efektivët e policisë italiane në Terni kanë arrestuar dy të rinj shqiptarë nën akuzën e posedimit dhe trafikimit të drogës, teksa vendi sekret” ku djemtë fshihnin lëndën narkotike ishte një televizor i vjetër.
Në pranga kanë rënë dy djem shqiptarë të moshave 25 dhe 26 vjeç. Policia ka sekuestruar në ambientet e shtëpisë me qera që kishin marrë të rinjtë një sasi prej 1 kg marijuana dhe disa dozash kokainë.
Vendi ku u gjet droga ka qenë një dollap si dhe një televizor i vjetër, të cilët shqiptarët e kishin kthyer në “kasafortën” e tyre të drogës.
Gjatë kontrollit që policia u bëri të rinjve dyshimi për ta u rrit pasi në xhepat e tyre efektivët gjetën një tufë me çelësa si dhe një sasi prej 400 eurosh. Shqiptarët më parë u kishin treguar forcave të policisë se kishin ardhur në Itali para pak muajsh.





