KANADA, 18 mars 2013 – Policia e Kanadasë arrestoi dy të burgosurit që u arratisën me helikopter nga burgu i qytetit San Jerome (provinca Quebec).
Incidenti ndodhi ditën e dielë, kur të burgosurit po bënin një shëtitje në oborrin e burgut. Helikopteri po qëndronte në ajër mbi territorin e burgut me litar të lëshuar, pas së cilit u kapën 36-vjeçari Benjamin Hudon-Barbeau dhe 33-vjeçari Danny Provencal.
Helikopteri u gjet pas një ore 85 km larg nga institucioni i vuajtjes së dënimit. Piloti u dërgua në spital në gjendje shoku. Përveç të burgosurve, policia arrestoi edhe dy persona të tjerë, të dyshuar për përfshirje në këtë arratisje.
/m.b. Agjencia e Lajmeve "Dyrrah"/