Itali, 16 maj 2014 – Policia e Ankonës arrestoi tre shqiptarë për vjedhje në rrethana rënduese.

Flamur Çela, 44 vjeç, Altjon Rudi, 30 vjeç dhe Argjend Dardadhaj, 32 vjeç u arrestuan në qytezën e Kandias dhe në qytezën e Kameranos, po në provincën e Ankonës.

Tre shqiptarëve iu kap një makinë Alfa Romeo Xhuljeta e vjedhur, një televizor plazma, një orë etj. Në shtëpinë e Flamurit u gjetën një sërë pajisjesh për vjedhje me thyerje, përfshirë këtu, leva, pinca, dylbi, darë etj.

Në banesën e Argjendit u gjet një pistoletë elektrike, e mbajtur pa leje. Argjendi për më tepër rezulton i dëbuar tre herë nga Italia.

Ndërkohë edhe Altjon Rudi rezulton të jetë pa dokumenta të rregullta qëndrimi në Itali.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/