12 janar 2015 –  Karabinierët e qytezës së Portiko Di Kazertës (Portico di Caserta) arrestuan në flagrancë dy hajdutë shqiptarë. Urim Buci, 19 vjeç dhe Flori Erebara, 28 vjeç u arrestuan, pasi kishin vjedhur  një vilë afër qytetit të Kazertës.

Në momentin e arrestimit iu sekuestruan arturinat e vjedhura në vilë, me vlerë rreth 1 000 euro. Dy të arrestuarit u dërguan në Burgun e Santa Maria Capua Vertere-s në pritje të gjykimit të drejtpërdrejtë.

/gj.th. agjencia e lajmeve "Dyrrah"/