TIRANE– Në kuadër të operacionit policor “Tuneli”, i realizuar nga Seksioni Kundër Narkotikëve u arrit kapja dhe më pas arrestimi në flagrancë i shtetasit Klaudio Bujar Dervishi, 18 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Arrestimi i tij u krye,  sepse me date 12.02.2013 rreth orës 12:10, në afërsi të shkollës 9-vjeçare “Jorenin De Rada”, ku gjatë kontrollit personal i është gjetur në pjesën e brëndshme të pantallonave një qese si ajo e farmacisë me lëndë të dyshuar Kanabis Sativa, me peshe 5 gramë me gjithe amballazh.

Ndërsa, gjatë kontrollit të banesës  se tij, i’u  gjet një qese, ku brenda saj u gjetën 22 qese si të farmacisë me lëndë narkotike të dyshuar Kanabis Sativa, me peshë 100 gramë.

Materialet i kaluan  Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të parashikuar nga neni 283/1 i K. Penal.