Durrës 12 mars 2014– Një 28 vjeçar nga Durrësi është prangosur në flagrancë nga efektivët e rendit me akuzën “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”. Në njoftimin për shtyp, policia sqaron se i ka vënë prangat shtetasit Dashnor Dumani, sepse ditën e hënë rreth orës 18.00, në afërsi të Stacionit të Trenit, ka kundërshtuar gjatë kryerjes së detyrës punonjësin e Policisë së Qarkullimit Rrugor D.C. Kundërshtimi i 28 vjeçarit ka ardhur pas vendosjes së një gjobe për parkim të gabuar të mjetit. Në vijim të veprimeve proceduriale, pas testit të alkoolit, 28 vjeçari Dumani rezultoi se kishte konsumuar pije alkoolike në masën mbi 0.5%. Materialet për këtë shtetas i kaluan Prokurorisë së Durrësit për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të Policisë” dhe “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt”.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





