ELBASAN, 15 mars 2013 – Shfrytëzimi i një adoleshenteje për prostitucion ka çuar në ndalimin e një 63 vjeçari nga Elbasani. Policia e këtij qyteti bën të ditur se i moshuari është prangosur, pasi shfrytëzonte një 17 vjeçare, e cila prostituonte në hotele të ndryshme të qytetit. Policia njofton gjithashtu se një tjetër person është shpallur në kërkim me po të njëjtën akuzë.

Gjatë operacionit policor të koduar “Start 1”, përfundoi në pranga Fiqiri Likrama, 63-vjeç, banues në lagjen ’11 nëntori’ si dhe 17 vjeçarja me iniciale S.M., lindur dhe banuese në këtë qytet. 

Policia lokale bëri të ditur se hetimet paraprake zgjatën të paktën 6 muaj dhe gjatë kësaj periudhe u dokumentuar i gjithë aktiviteti i paligjshëm i shtetasve të arrestuar. 

Sipas policisë Fiqiri Likrama, në bashkëpunim me dy persona të tjerë, shfrytëzonin për qëllime përfitimi 17-vjeçaren S.M, nëpër hotele të ndryshme të Elbasanit.

/m.b. Agjencia e Lajmeve “Dyrrah”/