Më 6 janar të këtij viti, policia e Durrësit dokumentoi vjedhjen e lokalit të shtetasit D.Sh., në lagjen nr.11.

Lokali i këtij shtetasi ishte vjedhur nga një hajdut që kishte depërtuar në ambientet e brendshme duke thyer një dritare.

Nga provat e mbledhura në vendngjarje, policia kishte mundur të krijonte një identikit të hajdutit të mundshëm.

3 muaj pas ngjarjes, policia e Durrësit ka ndaluar me iniciativë 17-vjeçarin M.Th., nga Durrësi.

Adoleshenti i ndaluar është autori i vjedhjes me thyerje të lokalit dhe tashmë do të jetë drejtësia që do të vendosë për dënimin e tij. 

Ndërkohë, po një ditë më parë, në Durrës, u arrestua një i ri nga Tepelena, që kishte vjedhur 20 mijë lekë në një lloto (lexo këtu).