Itali, 16 prill 2014 – Një bandë hajdutësh, e përbërë nga 5 shqiptarë, sulmoi një argjendari në qytetin e Ferrarës, në Itali. Të armatosur me pistoleta, ata rrahën dhe lidhën pronarin e moshuar të argjendarisë dhe dolën me “duar plot” nga dyqani. Ndërkohë pronari kishte arritur të aktivizonte alarmin pa zhurmë.

Karabinierët kanë mbërritur në kohë rekord dhe arritën të bllokonin makinën Opel Astra të grabitësve vetëm 20 metra larg argjendarisë. Pas një përleshje të shkurtër arrestohen 4 grabitës, ndërsa njëri arrin të shpëtojë. Vetë makina rezultoi e vjedhur.

/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/