Tiranë, 6 mars 2014 – Policia e Tiranës ka arrestuar 4 pjesëtarë të një grupi që vidhnin dyqanet e celularëve. Të arrestuarit akuzohen për vjedhjen e të paktën 26 dyqaneve të celularëve në Tiranë dhe në rrethe.

Shërbimet e Komisariatit nr. 3 u arrestuan Behar Brahaj dhe Elvis Qemali nga 32 vjeç si dhe Shkëlzen Ismailgeci 26 vjeç, Vilson Brahaj, 19 vjeç.

Katër të arrestuarit janë siguruar në ambientet e izolimit të komisariatit dhe janë marrë në pyetje për të gjetur vendin se ku i çonin celularët dhe aksesorët e tyre që vidhnin.

Grupi ishte bërë problematik për numrin e shumtë të vjedhjeve, ndërsa synonin kryesisht dyqanet e celularëve për shkak edhe të vlerës së konsiderueshme që kanë në treg. 

/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/