Francë, 19 qershor 2014 – Policia franceze në bashkëpunim me atë angleze arrestuan në disa porte të vogla franceze 12 persona. Ata u arrestuan me akuzën e trafikimit të shqiptarëve nga Franca në Angli. Policitë e të dy vendeve besojnë se kjo bandë vetëm në vitin 2012 ka futur kontrabandë në Angli mbi 200 shqiptarë. Paguheshin 8 000 stërlina për person, ndërsa bëhej ulje për familjet, duke paguar 12 000 stërlina për një familje të tërë.
Policia franceze informon se do të ketë arrestime të tjera në Angli. Në Francë u arrestuan 10 marinarë e peshkatarë, një menaxher i një kompanie peshkimi dhe një kosovar, që mendohet se është organizatori i 12 rasteve të trafikut të klandestinëve vetëm në vitin 2012.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





