Itali, 26 shtator 2014 – Karabinierët e Pordenones në Provincën e Venetos nga maji deri në 24 shtator 2014 ndërmorrën një operacion anti drogë kundër një bande shqiptaro-marokeno-italiane, që merrej me shpërndarjen e drogës në Provincën e Venetos.
U morrën këto masa sigurie: 7 arrestime me burg, 1 arrest shtëpie, 42 persona u kallëzuan penalisht për shpërndarje droge, 64 personave ju dërguan emrat në prefekturë si përdorues droge. Në maj, ndër të arrestuarit ishte edhe Rigens Maksuti, 26 vjec me pseudonimin “ Boli” ( Ciccio).
Në 24 shtator krahas italianëve dhe marokenëve u arrestuan edhe Aurel Borici, 36 vjec dhe Adrian Hallulli, 30 vjec lindur në Durrës dhe banues në qytezën e Odercos (Oderzo), në Provincën e Venetos. Të dy shqiptarët pas arrestimit u dërguan në Burgun e Fossanos (Provinca e Cuneos).
Banda shpërndante gjysëm kilogram kokainë dhe 2-3 kilogram hashash në javë. Për shpërndarjen e drogës ata përdornin motorcikleta të vogla tip skuter.
/Gj.Th Agjencia e Lajmeve Dyrrah/





