28 nëntor 2014 – Denis Merkeci vetëm, 24 vjeç u prangos nga karabinierët në qendër të qytetit të Berlicit (Berllizzi), në Provincën e Salernos këtë të enjte 27 nëntor 2014. Një natë më parë ishte denoncur një vjedhje në një vilë në një qytezë afër Berlicit. Vjedhja në vilë ishte kryer, ndërsa të zotët e vilës po flinin gjumë.
Hajdutët kishin vjedhur një BMW luksi. Kur Denisi po bëhej gati të ndizte BMW-në e vjedhur, karabinierët i vunë prangat. Pas arrestimit, Denisi u dërgua në Burgun e Salernos. Dy “kolegët” e tij në vjedhjen e vilës janë identifikuar dhe shpallur në kërkim nga karabinieria. Denisi, ndonëse i ri ka disa precedentë penalë për krime kundër pronës.
/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





