Teprimi me konsumin e alkoolit i ka kushtuar rëndë një 48-vjeçari nga Tirana, që është arrestuar në qendër të Durrësit. Shtetasi Sh.K. ndërsa ishte në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet në lagjen nr.4 të qytetit bregdetar.
“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Sh.K., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr.4, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjëndje të dehur, është përplasur me një tjetër mjet duke shkaktuar dëme materiale”,- njofton policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Durrës, për veprime të mëtejshme.





