11 maj 2015 –Fundjava përfundoi keq për Gilmond Metaliun, 36 vjeç banues në Asti të Italisë.
Ai mbrëmjen e së dielës kanosi me thikë pronarin e barit ”Mariposa”. Karabinierët të lajmëruar nga pronari i barit arritën mjaft shpejt dhe pas një përleshjeje trup me trup me Gilmondin, arritën ta prangosin atë.
Gilmondi ishte tapë dhe në trup iu gjet një thikë me teh 20 cm të gjatë. Ai akuzohet për kanosje të rëndë, kërcënim dhe goditje e personit zyrtar për shkak të detyrës. Pozicioni i tij rëndohet, sepse ka precedentë të shumtë penalë.
/Gj.Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/