Një 22-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia e Durësit ditën e sotme.
I riu me inicialet A.K., banues në Durrës, u konstatua nga efektivët një ditë më parë në rrugën "Miqësia" duke drejtuar në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi mjetin “Toyota”.
22-vjeçari akuzohet për veprën penale "Drejtimi i automjeteve në gjendje të dehur apo pa dëshmi", parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.





