TIRANE, 25 mars 2013 – Policia e kryeqytetit, ka prangosur shtetasin Olsi Muja, teksa tentoi t’i vidhte varësen shtetases L.SH, nga Tirana. 

Siç raporton policia, 24 vjeçari Muja, u përpoq që t’i grabiste varësen gruas, por kjo e fundit ka kërkuar ndihmë. 

Aty pranë u gjendën kalimtarë të rastit, ndërsa agresori tentoi të arratisej. Brenda pak minutave, policia arriti ta prangosë 24-vjeçarin.