Afrikë, e jugut, 12 qershor 2014 – Policia në Afrikën e Jugut thotë se ka arrestuar një person, i cili u kap ndërsa me një thikë e pirun po i hante zemrën rivalit në dashuri.

Viktima, 62 vjeç, ishte therur në qafë dhe gjoks dhe kishte një shenjë kafshimi në fytyrë, i tha policia BBC-së.

I dyshuari, me origjinë nga Zimbabvet, u gjet në qytetin Gugulethu.

Një zyrtare e policisë tha se dëshmitarëve dhe policëve që shkuan në vendin e ngjarjes, po u ofrohet trajtim psikologjik, pasi kanë pësuar traumë nga ajo që kanë parë.

“Ishte e frikshme",- tha një agjente e policisë që asistoi gjatë arrestimit..