Një 49-vjeçar nga Durrësi është prangosur në flagrancë, pasi ka goditur me grusht një elektriçist të OSHEE-së.

Ngjarja është regjistruar në lagjen nr.4 të Durrësit.

Elektriçisti J.Gj. 61 vjeç ka qenë duke ushtruar detyrën e tij, kur është dhunuar nga qytetari H.H.

Pas njoftimit, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë shoqërimin në komisariat të 49-vjeçarit, i cili është prangosur më pas për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.