Policia e Vlorës ka bërë të ditur se ka një person, të shpallur në kërkim.
Bëhet fjalë për shtetasin L.D., 52 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Njoftimi i policisë Vlorë
Më datë 13.07.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare Vlorë, në kuadër të shtrëngimit të masave të marra në pikat e kalimit kufitar përgjatë gjithë bregdetit të Vlorës me qëllim kapjen dhe arrestimin e personave në kërkim por edhe të personave në flagrancë të cilët paraqesin rrezikshmëri për shoqërinë, është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit të mëposhtëm:
L.D., 52 vjeç, banues në Shijak, Durrës.
Shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë të mundur kapjen e këtij shtetasi në Pikën e Kalimit Kufitar Vlorë, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se ky shtetas ishte në kërkim për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
52-vjeçari akuzohet për ushtrimin e dhunës fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases L.D.





