Kristian Elezi, një ndër shqiptarët që më të kërkuar në gjithë Europën, është arrestuar nga policia italiane.

41-vjeçari shqiptar Kristian Elezi është dënuar me 7 vite burg për grabitje dhe vjedhje në shumë shtete evropiane. 

41-vjeçari fshihej në një hotel të qytetit italian Brindizi, ku iu gjetën edhe një shumë e konsiderueshme prej 7 mijë eurosh.

Mediat italiane shkruajnë se ndaj tij ekziston një urdhër arresti ndërkombëtar, i vendosur nga autoritetet belge. 

Sipas autoriteteve, Elezi konsiderohet një nga krerët e një organizate kriminale, e cila merrej me vjedhje dhe grabitje.

Elezi ka qënë i dënuar edhe më parë në Belgjikë nga nëntori 2007 deri në tetor 2013 dhe sipas autoriteteve belge duhet të kryejë edhe 7 vite të tjera.

Së bashku me Elezin në dhomën e hotelit është gjetur edhe një tjetër shqiptar, 36 vjeçari me inicialet K.K.

Krahas shumës prej 7 mijë eurosh, Elezit iu sekuestruan edhe 3 telefona celularë dhe një kartë sim.

Ndërsa shqiptarit tjetër me inicialet K.K  iu gjetën disa orë, para të prerjeve të ndryshme rreth 940 euro, disa skeda telefonike dhe një telefon celular.