ITALI, 27 prill 2013 – Ndalohet një nga dy shqiptarët që dogjën me acid avokaten italiane.
Policia e vendit fqinjë ka prangosur sot njërin prej shqiptarëve, autorë të veprës penale të regjistruar mbrëmjen e 16 prillit. I ndaluari nga policia italiane është Altistin Precetaj, 28 vjeç nga Shkodra, i cili u kap teksa tentonte të largohej nga shteti italian. Ndërkohë mediat italiane raportojnë se i akuzuari tjetër për aktin e rëndë është duke u kërkuar në Shqipëri dhe në veri të Italisë.
Sipas policisë, Precetaj së bashku me një shtetas tjetër shqiptar, u filmua nga kamerat e sigurisë në momentin kur sulmuan avokaten italiane 35-vjeç.
Gjithsesi shqiptarët janë vetëm zbatuesit e sulmit me acid, pasi sipas policisë, urdhëruesi i këtij akti është ish i dashuri i avokates Lucia Annibali, i cili është ndaluar disa ditë më parë për të dhënë shpjegime për këtë ngjarje.
/m.b. Agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





