Ish-drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Artur Zoto është vënë në pranga pak minuta më parë, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda dha masën e sigurisë ‘arrest me burg’, për akuzën e korrupsionit pasiv.
Ai akuzohet për marrje ryshfeti në këmbim të tolerimeve në ambientet e burgut. Zoto u dorëhoq nga detyra në korrik të vitit 2016-të.
Më herët është arrestuar edhe zëvendësi i tij, Iljaz Labi, në lidhje me skandalin e tenderave për ushqimet e të burgosurve, ndërsa menjëherë pas arrestimit të tij, nisën hetimet për drejtorin e Përgjithshëm të Burgjeve





